Arritje historike me kombëtaren, trajneri jep papritur dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 16:38

Arritje historike me kombëtaren, trajneri jep papritur dorëheqjen

Shumë shpejt do të fillojë Liga e Kombeve në shtator dhe kombëtaret u duhet të rikthehen në fushë pas Botërorit. Islanda është nga ato ekipe që ka befasuar më shumë. Ajo nisi një rrugëtim historik dhe të paimagjinueshëm që nga Europiani i 2016-tës.

islanda

Megjithatë rrugët e islandezëve me trajnerin e tyre Heimir Hallgrimson do të ndahen. Ai ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja. Trajneri largohet pas 7 vitesh drejtimi dhe një pune të jashtëzakonshme për një vend që numëron rreth 300 mijë banorë. Lajmi u bë i ditur nga Federata Islandeze e Futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"