Arritja/ Luiza Gega, e vetmja atlete me normë në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2022 | 14:45

Arritja/ Luiza Gega, e vetmja atlete me normë në Botëror

Një javë më parë Luiza Gega bëri debutimin e saj për vitin 2022, teksa u klasifikua në vendin e dytë në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour”.

LUIZA GEGA

Gega e ndali kronometrin në kohën 8 minuta e 47 sekonda e 53 të qindtat, rezultat që është brenda normës kualifikuese për në Botërorin e Sallave të Mbyllura që do të mbahet në muajin mars në Beograd. Norma kualifikuese e Botërorit është 8:49.00.

Me rezultatin e arritur në Angli, Gega deri më tani është e vetmja përfaqësuese nga atletika shqiptare që siguron normën me prezencën në Kampionatin Botëror.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"