Arritja historike e Ronaldos, Shqipëria në “grup” me Gjermaninë, Brazilin dhe Francën falë portugezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 21:30

Arritja historike e Ronaldos, Shqipëria në “grup” me Gjermaninë, Brazilin dhe Francën falë portugezit

12 qershori i 2004-ës është një nga ditët më të paharrueshme të karrierës së Kristiano Ronaldos. Superylli portugez Ronaldo shënoi golin e parë në karrierën e tij ndërkombëtare kundër Greqisë në ndeshjen e Kampionatit Europian.

D1F8A24F-28F1-4248-9387-3288213A32C5


 

Pas 17 vitesh, më 8 shtator 2020, ai gjithashtu vendosi një histori tjetër që e bëri ditën ndryshe të lavdishme. Me 101 gola në kombëtare, 35-vjeçari u bë futbollisti i dytë në botë pas Ali Daei (109) që shënoi më shumë se njëqind gola në arenën ndërkombëtare.

Rrugës për këtë arritje, në këtë shekull, ai ka shënuar gola kundër 41 kombëtareve të ndryshme. Numri i vendeve që ka luajtur të paktën tri ndeshje por nuk ka arritur t’u shënojë një gol të vetëm është katër; Shqipëria (4), Gjermania (4), Brazili (3) dhe Franca (3).

79DC2C2F-88A2-43A0-8E0F-9B24FDDA16B7

Nga ana tjetër, janë 16 kundërshtarë me të cilët ai ka shënuar të paktën 3 gola dhe ka edhe 6 të tjerë me të cilët ai ka shënuar të paktën nga dy. Ndërkohë, viktimat e preferuara janë Lituania dhe Suedia, të cilave u ka shënuar nga 7 herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"