Arriti suksese të mëdha me Porton, flet tekniku portugez: Ata ishin një ekip pornografik…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 17:17

Arriti suksese të mëdha me Porton, flet tekniku portugez: Ata ishin një ekip pornografik…

Andre Vilash-Boas u bë i njohur për të gjithë në gjatë kohës kur ai drejtonte portugezët e Portos në sezonin 2010-2011.villas-boas-1468927663-800

Asokohe tekniku portugez ia doli të fitojë tripletë me Porton, teksa fitoi kampionatin, Kupën dhe Ligën e Europës. Aktualisht është trajner i Marsejës, por është rikthyer të flasë përsëri për kohën kur drejtonte ekipin e vendit të tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 42-vjeçari është shprehur se ekipi i asaj kohe ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe me lojtarë shumë të mirë.“Ishte një ekip pornografik, teksa kisha Hulkun, Falkaon, Xhejmsin, Mutinjo, Otamendin dhe disa të tjerë.Vilas Boas

Ishte një nga ekipet më të mira në botë. Mjafton të shikosh karrierën që kanë bërë këta lojtarë, dhe e kupton që ishte një grup i jashtëzakonshëm.”, u shpreh Vilas-Boas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"