“Arritëm të ringrihemi sërish pas humbjes me Tiranën”, Kallaku: Ja dëshira ime për Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 16:26

“Arritëm të ringrihemi sërish pas humbjes me Tiranën”, Kallaku: Ja dëshira ime për Teutën

Ishte heroi i ndeshjes ndaj Egnatias duke realizuar golin e vetëm të fitores me penallti, Sherif Kallaku është prononcuar nëpërmjet mikrofonave të “SuperSport” duke treguar dëshirat e tij dhe duke analizuar këtë takim:

Kallaku

“Kisha 5 ndeshje pa shënuar, përveçse golit jam i lumtur sepse pas një humbjeje ndaj Tiranës arritëm të ringrihemi përsëri. Egnatia na la terren, por vështirësia ka qenë te 30 metrat e fundit. Pjesën e dytë trajneri vendosi që të ndryshonte, dhe morëm penallti. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe me tre pikë me shumë vlera.

Unë erdha te Teuta jo për arsye minutash që nuk po luaja në Kroaci, por erdha për vendin tim, por u eliminuam nga Shamroku, mendoj se rendimenti po rritet pavarësisht se gjatë kësaj jave jam stërvitur vetëm dy herë sepse kam qenë me temperaturë dhe uroja që të mos isha me COVID-19 dhe nuk dola pozitiv.

Dëshira ime është që të lë Teutën në vendet e para dhe shpresoj që t’ia arrijmë sepse ekipi është i mirë, nuk e di çfarë do të bëj në janar, por dua të ngre rendimentin tim që të bëj mirë me Teutën.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"