Arrihet marrëveshja, Ronaldo “Fenomeni” do të rikthehet në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 11:14

Arrihet marrëveshja, Ronaldo “Fenomeni” do të rikthehet në La Liga

Ronaldo “Fenomeni” mesa duket ka vendosur të kthehet në La Liga. Mediat spanjolle raportojnë se ish-sulmuesi i njohur brazilian ka vendosur të blejë klubin e Vajadolidit që militon në elitën e futbollit spanjoll. Ronaldo ka gjetur akordin me drejtuesit aktual të klubit dhe mësohet se do të paguajë 30 milionë euro.

f65f6

Klubi drejtohet nga Karlos Suarez, i cili do të vazhdojë të jetë administrator i klubit në muajt e parë, deri sa “Fenomeni” të ketë mësuar rrjedhën e punës. Në 2 ndeshjet e para të La Ligës, Vajadolid ka arritur të sigurojë një pikë, teksa u mposht minimalisht nga Barcelona dhe barazoi në transfertë ndaj Zhironës.

1535406075_811321_1535406156_noticia_normal

Për brazilianin, kjo do të ishte eksperienca e dytë në drejtimin e një klubi, pas asaj të përkohshme në Shtetet e Bashkuara me Fort Lauderdale Strikers, klub ku ishte aksioner nga viti 2014 në vitin 2017, duke zotëruar 25% të aksioneve.

Në janar, ish-ylli brazilian njoftoi në Folha de Sao Paulo synimin e tij për të blerë një klub në Spanjë apo Angli, aq sa nisi edhe tratativat për blerjen e shumicës së aksioneve te Getafe dhe Tenerife. Por, me dështimin e këtyre tratativave, thashetheme lindën për interesimin e tij për një klub kinez, edhe pse ai vet duket se nuk dëshiron të lëvizë nga Spanja.

sport-preview-ronaldo-and-valladolid

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"