Arrihet marrëveshja, Rafinja është i Interit për 38 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 9:48

Arrihet marrëveshja, Rafinja është i Interit për 38 milionë euro

Inter-Rafinja, quajeni të kryer. “Mundo Deportivo”, e përditshmja spanjolle e mirinformuar për lajmet pranë katalanasve, lajmëroi dje, përmes portalit zyrtar, se Barcelona ka thënë (më në fund) “po” për tratativën.

Rafinja

Mesfushori brazilian do të transferohet te zikaltrit në formën e huazimit, me të drejtë blerjeje të fiksuar në 38 milionë euro.

Drejtuesit e Interit dhe Barçës (teksa në selinë e katalanasve ndodhej edhe babai-menaxher i lojtarit, Mazinjo) punuan pasditen e djeshme për të arritur sa më shpejt akordin, e pak pas orës 18:30 palët kryen shkëmbimin e dokumenteve, përmes faksit. Askush nuk dëshironte të shkonte përtej ditës së djeshme për vendimin.

rafinha-barcelona-2016-17_352z3sm1mj041k8rty6vg1pmc

SHIFRAT – Gjithmonë sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit spanjoll mëngjesin e djeshëm kishin kërkuar sërish kohë për t’u menduar, pas ultimatumit të zikaltërve për përgjigjen brenda mesditës.

Marzh i lejuar, puna u vazhdua përgjatë gjithë pasdites. Interi avancoi me ofertën mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro që do paguheshin në fund të sezonit.

Ausilio

Shifra u rrit deri në 38 milionë (3 mln janë pjesë variabël e lidhur me bonuset), çka i dha “ditën jeshile” drejtorit të përgjithshëm të Barçës, Oskar Grau, dhe menaxherit të përgjithshëm, Hoze “Pep” Segura, për të mbyllur akordin me Piero Auzilion, drejtori sportiv interist.

Por, 38 milionë eurot (gjithmonë me formulën e huazimit) do bëhen të detyrueshme për zikaltrit nëse në fund të sezonit nga formacioni i Spaletit arrihet kualifikimi në Champions.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"