Arrihet marrëveshja me dy lojtarë, Apolonia godet në merkato. Largohet holandezi që ishte në provë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 10:55

Arrihet marrëveshja me dy lojtarë, Apolonia godet në merkato. Largohet holandezi që ishte në provë

Ka zhvillime të reja sa i përket merkatos në kampin fierak. Pas kavajasit Glejdis Ndraxhit dhe malazezit Drago Bumbar, është arritur akordi edhe me sarandjotin Benito Çulli. 20- vjeçari me tipare defensive, i cili ka luajtur për Butrintin dhe për të rinjtë e Shkëndijës së Tiranës, është zyrtarisht pjesë e Apolonisë. Ai është bashkuar me ekipin thuajse qysh në fillimin e fazës përgatitore dhe klubi bën me dije se me lojtarin në fjalë është arritur marrëveshja në parim dhe nënshkrimi mbetet formalitet. Një tjetër lajm i mirë për Apoloninë është edhe akordi me sulmuesin Efiong Ejoh, i cili më në fund është bindur që të rinovojë edhe për sezonin 2020-2021. Sakaq, është larguar 19-vjeçari Argino Bokshoven nga Apolonia.

benito culli

Holandezi ishte në provë, por nuk e ka bindur stafin teknik. Ka dështuar për arsye teknike ardhja në provë e lojtarit nga Mali, Keita Mobido, pasi skuadra ku aktivizohet e fillon kampionatin më 12 shtator. Klubi që zotëron kartonin e tij i jepte leje vetëm nëse do të nënshkruante për bardhejeshilët, por jo për t’u testuar. Po nga burimet e klubit fierak, ka përfunduar procedura e marrjes së vizave për 4 afrikanët nga Gana dhe këto 2-3 ditë ata do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për t’u vënë më pas nën vëzhgimin trajnerit italian.

APOLONIA BESA

MIQËSORE – Apolonia do të luajë sot miqësoren e radhës. Kampionët e Kategorisë së Parë do të matin forcat me kampionët e Kategorisë Superiore, Tiranës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 17:00, dhe që do të transmetohet edhe nga “RTSH”. Për fierakët kjo do të jetë e shtata ndeshje, pasi kanë luajtur nga dy herë kundër Laçit dhe Bylisit, me Apoloninë U-19 dhe me Flamurtarin, duke pasur këtë bilanc: 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, golat: 13-13. Ky test do të jetë tejet i rëndësishëm për Xhovani Kolelën, pasi do të ketë mundësinë që të krijojë një ide më të qartë jo vetëm për grupin, por edhe për vështirësinë që do ta presë këtë sezon.

BUJAR RAMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"