Arrihet marrëveshja, ja ku do të transferohet Arlind Ajeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 18:22

Arrihet marrëveshja, ja ku do të transferohet Arlind Ajeti

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është shumë pranë transferimit te Leçe në Serinë B. Mediat italiane raportojnë se palët kanë arritur marrëveshjen dhe në ditën e ardhshme pritet të ndodhë edhe zyrtarizimi.

Ajeti

24-vjeçari është në pronësi të Torinos, teksa ka pranuar të vazhdojë karrierën një kategori më poshtë. Leçe u ngjit këtë sezon në Serinë B nga Seria C.

Ditën e djeshme Alfredo Pedula zbuloi akordin mes Ajetit dhe Leçes, ndërsa ditën e sotme mësohet se është arritur edhe marrëveshja për transferimin e shqiptarit në Serinë B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"