Arrihet marrëveshja, ja detajet e akordit dhe kur kalon Depaj te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 11:29

Arrihet marrëveshja, ja detajet e akordit dhe kur kalon Depaj te Barcelona

Barcelona dhe Olimpik Lioni kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Memfis Depajt në Katalonjë. Lajmin e bën të ditur media holandeze “Telegraaf” që shkruan se ky transferim do të kushtojë 25 milionë euro dhe bonuset. Depaj do të udhëtojë drejt Barcelonës në fundjavë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmat në kontratë. Depaj ishte një kërkesë e trajnerit Ronald Kuman për të zënë vendin e numrit 9 në “Camp Nou” pasi i komunikoi Luis Suarezit që do të largohej nga skuadra dhe nuk e kishte pjesë të planeve.

depai

Me kontratën deri në vitin 2021 me Lionin, Depaj ishte gati menjëherë që të pranonte ofertën e Barcelonës, aty ku do të bashkohej me patriotin e tij Frenki de Jong. Depaj ka qenë i përzgjedhuri i Barcelonës për disa arsye, pavarësisht se në fillimet e karrierës së tij ka luajtur si sulmues anësor, ndërsa tani te katalanasit do të jetë sulmuesi kryesor. Disa ditë më parë, holandezi kishte fituar terren ndjeshëm në krahasim me Lautaro Martinezin për të qenë sulmuesi i Barcelonës, sepse katalanasit kishin vështirësi ekonomike për të blerë argjentinasin e Interit.

Depaj ka qenë golashënuesi i kampionatit holandez në sezonin 2014-2015 me 22 gola nën urdhrat e Filip Koku me PSV-në. Junajtid pagoi 35 milionë euro për të sepse Van Gal e dëshironte me çdo kusht. Mirëpo, Depaj nuk i përmbushi pritshmëritë e trajnerit dhe të tifozëve dhe që nga viti 2017 iu bashkua Lionit.

Man-Utd-news-Depay-Mourinho-Pogba-Keane-1059782

Në Francë gjeti vazhdimësinë dhe ndihmoi Lionin për t’u rikthyer protagonist në Europë, deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Barcelona e konsideron si një superblerje për faktin që do të paguajë “vetëm” 25 milionë euro për një nga lojtarët që mund të japë shumë në fushën e lojës dhe të ndihmojë Kumanin që të arrijë rezultatet pozitive me katalanasit. Depaj përveçse mund të luajë si sulmues kryesor, mund të bëjë edhe role të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"