Arrihet akordi, portieri shqiptar mbetet në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 22:48

Arrihet akordi, portieri shqiptar mbetet në Itali

Portieri i Shqipërisë Elhan Kastrati është fare pranë zyrtarizimit si lojtari më i ri skuadrës italiane të Trapanit.

Elhan Kastrati

Mediat pranë klubit shkruajnë se drejtuesit e Trapanit kanë arritur akordin me 22-vjeçarin e Peskadrës dhe tani mbetet vetëm zyrtarizimi si lojtari më i ri i skuadrës së Serisë B.

Kastrati është grumbulluar disa herë me kombëtaren e Shqipërisë, por ende nuk e ka bërë debutimin me kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"