Arrihet akordi, Lazimi trajneri i ri i Teutës/ Kryeqytetasi merr drejtimin e kampionëve të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2021 | 17:55

Arrihet akordi, Lazimi trajneri i ri i Teutës/ Kryeqytetasi merr drejtimin e kampionëve të Shqipërisë

Melzin Lazimi do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Teutës në basketboll për meshkuj. Kampionët e Shqipërisë tashmë kanë mbyllur marrëveshjen me trajnerin kryeqytetas, i cili sot do të marrë drejtimin e skuadrës dhe do të nisë punën për edicionin e ri 2021-2022.

Basketboll-Meshkuj-2019-Goga-Basket-pushim-Melzin-Lazimi

Kështu, bregdetarët nuk kanë humbur kohë dhe vetëm disa ditë pasi trajneri i sezonit të kaluar Nikola Milatoviç iu bashkua Vllaznisë, kanë arritur akordin me një tjetër teknik të rëndësishëm dhe fitues të basketbollit shqiptar. Gjatë sezonit të kaluar Lazimi ka drejtuar për disa muaj Goga Basket, skuadër me të cilën në sezonin 2018-2019 regjistronte rezultatin më të lartë në historinë e klubit, duke u shpallur kampion i Shqipërisë.

Lazini

Asokohe ekipi privat fitonte në serinë e finaleve pikërisht në derbin ndaj Teutës. Ndërsa gjatë kësaj vere ai drejtoi edhe Kombëtaren U-18 në “Challengers”, event që u mbajt në Tiranë. Tashmë trajneri Lazimi do të kërkojë suksesin në spondën tjetër të qytetit, te Teuta. Menjëherë pasi Nikola Milatoviç mori rrugën për në Shkodër, presidenti i Teutës, Arqile Gorea, ishte shprehur se do të merrte një teknik më të mirë se malazezi, për të cilin e kishte përdorur një batutë duke e krahasuar me një gomë që të le në rrugë dhe që mjafton vetëm ta zëvendësosh.

Lazini2

Te Lazimi durrsakët duken sa kanë gjetur identikitin e trajnerit të tyre ideal, për të cilin edhe në të shkuarën kishin shprehur interes. Me zyrtarizmin e trajnerit të ri, radhën do ta ketë merkato e lojtarëve, teksa Teuta do të kërkojë përsëri të ndërtojë një skuadër pretendente për trofe, për të përsëritur sukseset e jashtëzakonshme të edicionit të kaluar, me bregdetarët që fituan si Kampionatin Kombëtar ashtu edhe Kupën e Shqipërisë.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"