Arrihen firmat e mocionit të mosbesimit, Bartomeu tani rrezikon seriozisht largimin nga posti i presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 11:02

Arrihen firmat e mocionit të mosbesimit, Bartomeu tani rrezikon seriozisht largimin nga posti i presidentit

Mocioni i mosbesimit kundër Jozef Maria Bartomeut është realitet. Nismëtarët e kësaj iniciative kanë arritur të grumbullojnë 18.000 firma, të cilat do të prezantohen në klub. Sapo këto firma të mbërrijnë në zyrat e klubit katalanas, atëherë do të nisë procesi i verifikimit të tyre dhe i numërimit në mënyrë ekzakte.

bARTOMEU5

Nëse procesi do të vlerësohet i rregullt, atëherë do të nisë një tjetër proces për një referendum kundër presidentit Bartomeu. Ky referendum duhet të bëhet për 10 apo 20 ditë nga momenti kur mocioni i mosbesimit vërtetohet se është i rregullt dhe i përmbahet kritereve.

Në rast se 2/3-at e votave do të jenë në favor të këtij mocioni mosbesimi, atëherë duhet që drejtuesit e skuadrës katalanase përfshirë këtu edhe presidentin Bartomeu duhet që të largohen nga detyrat e tyre dhe do të bëhen menjëherë zgjedhje. Nismëtarët e këtij procesi janë shumë të lumtur që gjetën këtë mbështetje. Kjo nismë filloi kur Lionel Mesi kërkoi të largohej nga Barcelona për shkak të keqmenaxhimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"