Arrigo Saki: Franca fantastike, Italia të marrë shembull nga ata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 22:10

Arrigo Saki: Franca fantastike, Italia të marrë shembull nga ata

Falë fitores ndaj Kroacisë, Franca u shpall kampione bote për të dytën herë në historinë e saj. Suksesi transalpin u komentua edhe nga një ikonë e futbollit italian si Arrigo Saki. Duke folur për arritjen e “gjelave”, ishtrajneri i kombëtares italiane u shpreh: “Ndeshja e kthesës për francezët ishte ajo kundër Argjentinës.

saki

Ishte takimi i vetëm ku provuan shijen e disavantazhit, por reagimi që patën ishte vendimtar. Kur një ekip fiton, kënaqësia është e madhe, sidomos nëse llogarisim që 50 vjet më parë futbolli i këtij kombi konsiderohej i dorës së dytë. Me kalimin e kohës kanë bërë gjëra të mëdha dhe në Botëror Franca u tregua thjesht fantastike.

Shpresoj shumë që edhe Italia të bëjë diçka të ngjashme. Ngaherë italianët kanë qenë kundër ndryshimeve, por më duket se kjo qasje po ndryshon, sidomos pas sistemit VAR, të cilin Seria A ishte e para që e përdori. Italianëve nuk u mungojnë idetë, thjesht duhet t’i shfaqin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"