Arrestohet vëllai i biznesmenit shqiptar, pronar i një skuadre futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 22:20

Arrestohet vëllai i biznesmenit shqiptar, pronar i një skuadre futbolli

Zbardhen emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar disa ditë më parë në Itali, gjatë një aksioni që çoi në zbulimin e një rafinerie droge, ku u gjetën 12.5 kg heroinë.

Copy of Foto 1-kNeG-U30401017397540x8C-1224x916@Corriere-Web-Bergamo-593x443

Droga u gjet në një apartament pranë rrugës kryesore që kalon në komunën Osio Sotto (Bergamo). Sipas hetuesve, apartamenti përdorej për paketimin e drogës, që më pas shitej në rajonin e Val Camonica. Siç raporton “Corriere della Sera” këtë të mërkurë, nën shtrat u gjet një kuti brenda së cilës ishin 12.5 kg heroinë. Përveç heroinës, aty u gjet edhe një sasi e vogël kokaine dhe përzierës, si dhe pajisje që përdoroheshin për paketimin e drogës. Sipas karabinierëve, në laboratorin në rrugën “Trieste 3”, punonin dy shqiptarë me paketimin e drogës: Agim Bejko, 69 vjeç dhe i biri Enkelejd, 44 vjeç, të arrestuar të dy. Në operacionin që u zhvillua mes mbrëmjes së premtes dhe mëngjesit të një dite më pas, u arrestuan në total 9 persona, 5 shqiptarë dhe katër italianë.

la-droga-nascosta-sotto-il-letto-fotocasa-trasformata-in-raffineria-a-osi_8a36d99e-d133-11e8-be63-d480e8b52178_700_455_big_gallery_linked_i

Në krye të grupit të trafikut, sipas hetuesve, ishte shqiptari Saimir Sallaku, 44 vjeç, një emër i njohur për policinë italiane.

Pasi kishin marrë informacion se të premten do trafikohej një sasi e konsiderueshme droge, efektivët u zhvendosën në zonë. Vetëm në mbrëmje aty mbërritën dy makina. Dy shqiptarët, babë e bir me një bashkëpunëtor nga Milano i dorëzuan 1 kg e 40 kokainë Sallakut. Ky i fundit shkoi në një tjetër makinë që ndodhej aty pranë dhe takoi dy italianë nga Breshia, një 71-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të cilëve u dorëzoi drogën dhe në këmbim mori 41 mijë euro.

Në këtë pikë, ndërhynë 10 karabinierët që ishin vendosur në zonë dhe arrestuar gjashtë personat: Sallakun, Agim e Enkelejd Bejkon dhe tre italianët. Në makinën e dy italianëve nga Breshia, agjentët gjetën edhe 26 mijë euro.

Hetimet u zgjeruan menjëherë me kontrollet e banesave të personave të arrestuar, në zonat e Bergamnos, Breshias e Milanos. Në një garazh në Piancogno (Breshia), gjetën 10 kg marijuhanë, duke arrestuar dy persona që përdornin garazhin. Një prej tyre raportohet se është një shqiptar me iniciale A.H., ndërsa tjetri një italian.

Personi i nëntë i vënë në pranga është pronarja e banesës në Osio Sotto ku u gjet heroina: Drita Selimaj, 68 vjeçe, e arrestuar, por më pas e lënë e lirë nën masën “arrest shtëpiak”.

Vëllezërit Sallaku

Vëllezërit Sallaku, Gëzim e Sajmir

Vëllai i biznesmenit

Saimir Sallaku, siç raporton “Corriere” është vëllai i biznesmenit dhe pronarit të klubit italian të futbollit “Darfo Boario Calcio”, Gëzim Sallaku.

WhatsApp Image 2018-10-17 at 18.26.49

Sipërmarrësi shqiptar u arrestua në shkurtin e 2016-ës së bashku me vëllezërit Saimir dhe Isuf Sallaku pasi akuzoheshin për evazion fiskal, por më pas u lanë të lirë. Në 2017-ën, Gëzim Sallaku fitoi edhe betejën në Gjykatën e Lartë italiane, që vendosi  të heqë sekuestron nga asetet e tij, përfshirë dhe aksionet në klubin e futbollit Darfio si dhe apartamente e restorante në vlerën e 13 milionë eurove.

Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se nën emrat Gëzim Sallaku dhe Saimir Sallaku, ka biznese të regjistruara edhe në vendin tonë.

Gëzim Sallaku

Gëzim Sallaku

I arrestuari i 10

Përveç nëntë personave të arrestuar, mediat italiane raportuan sot se, në pranga është vënë edhe një tjetër shqiptar, pasi kishte lidhje me grupin e drogës. Në banesën e tij në Calusco d’Adda (Bergamo), janë gjetur 50 kg marijuhanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"