Arrestohet pronari, klubin e njohur e ndihmojnë 3 ish-presidentë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 0:03

Arrestohet pronari, klubin e njohur e ndihmojnë 3 ish-presidentë

Levski Sofja do të mund të marrë frymë lirisht, të paktën deri në fund të vitit. Pas arrestimit në Emiratet e Bashkuara të pronarit aktual Vasil Boshkov, llogaritë e klubit janë “ngrirë” nga organet kompetente me qëllim hetimesh të mëtejshme.Levski_sofia_fans

Kriza ekonomike e Levskit është lehtësuar disi nga Ivo Tonev, Aleksander Angelov e Nikolaj Ivanov, tre ish-pronarë të klubit nga kryeqyteti bullgar, të cilët kanë dhuruar 225 mijë euro, një shumë që duhet t’i ndihmojë lojtarët që të marrin pagat dhe Levskin për ta mbyllur sezonin aktual.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"