Arrestohet portieri kampion bote, francezi u kap i dehur në timon. 7 orë brenda në qeli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 14:54

Arrestohet portieri kampion bote, francezi u kap i dehur në timon. 7 orë brenda në qeli

Portieri i Totenhemit dhe i Franëcs, Hugo Loris, është arrestuar ditën e sotme nga policia londineze, pasi është kapur duke i dhënë makinës i dehur. 31-vjeçari, u ndalua në një kontroll rutinë në orët e para të së premtes, raportohet të ketë qenë ora 02:30 e mëngjesit, dhe u vu re se ishte i dehur në timon.

hugo loris

Ai u dërgua në komisariat, dhe pasi kaloi 7 orë në një qeli, u lirua me kusht. Loris do të dalë para gjykatës së Uestminster, më 11 shtator, ku do të marrë edhe dënimin që e pret. Një lajm aspak i mirë ky për klubin e Totenhemit, që vetëm këtë të hënë, ka një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Mançester Junajtid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"