Arrestohet mbrojtësi portugez, Semedo akuzohet për pengmarrje me armë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 10:14

Arrestohet mbrojtësi portugez, Semedo akuzohet për pengmarrje me armë

Mbrojtësi i Vijarealit, Ruben Semedo, është arrestuar nga policia pas një incidenti të dhunshëm brenda shtëpisë së tij, brenda së cilës thuhet se ai ka lidhur dhe sulmuar një burrë.

Ruben Semedo

Policia e Valencias arrestoi ish-qendërmbrojtësin e Sportingut të Lisbonës mëngjesin e së martës pas denoncimit të viktimës në polici. Sipas lajmit të publikuar nga gazeta “Las Provincias”, Semedo dhe dy persona të paidentifikuar e kanë mbyllur personin në fjalë në një nga dhomat e shtëpisë së mbrojtësit.

Gjatë kohës që e kanë mbajtur peng, ai e akuzoi Semedon dhe dy shokët e tij se i shkuan në shtëpi dhe i grabitën paratë e materiale të tjera shantazhuese.

ruben-semedo

Në padinë e denoncuesit thuhet se ai ka pasur të nxira në të dyja kyçet e dorës kur mbërriti në komisariat. Sikur të mos mjaftonte gjithë ky skandal, portugezi thuhet se ka përdorur edhe armë.

Generated by IJG JPEG Library

Generated by IJG JPEG Library

Madje, viktima akuzon një prej dy shokëve të tij se kanë qëlluar dy herë për ta frikësuar. Ky nuk është incidenti i parë që përfshihet emri i futbollistit luzitan. Më parë ai ka sulmuar edhe një person me shishe dhe ka kërcënuar dikë me pistoletë në një klub.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"