Arrestohet ish-shoku i Vangjelit me një ton drogë, kanë luajtur bashkë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 17:30

Arrestohet ish-shoku i Vangjelit me një ton drogë, kanë luajtur bashkë te…

Pas një operacioni në Andaluzi, policia spanjolle ka arrestuar disa persona për trafikim droge.151029

Një nga personat e arrestuar është edhe ish-sulmuesi spanjoll, Serxhio Koke, i cili më parë ka luajtur për Marsejën në Francë, dhe Vajekanon në La Liga. Policia ka sekuestruar 1 ton kanabis sativa, si dhe shumë armë dhe para.

Operacioni quhej “Maskoke”, dhe policia po monitoronte këtë, deri në momentin që ata vendosën ta godisnin këtë grup, ku bënte pjesë edhe ish-sulmuesi spanjoll.2019-11-19-sergio-contreras-koke

Koke është vënë menjëherë në prangat e policisë së bashku me vëllain e tij, i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij grupi. Koke ka qenë edhe pjesë e Arisit të Selanikut në vitet 2006-2011, ku si shok skuadre ka pasur edhe futbollistin e Tiranës, Kristi Vangjelin.

76631262_659879357751996_2686208534172925952_n

78095852_439806873345765_1095170712919867392_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"