Arrestohet ish-shoku i skuadrës së Lilës, masakroi me thikë të ëmën dhe motrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2017 | 18:41

Arrestohet ish-shoku i skuadrës së Lilës, masakroi me thikë të ëmën dhe motrën

Solomon Niantaki, futbollist 21-vjeçar italo-ganez, është arrestuar sot nga policia në qytetin e Parmës. Lojtari, i cili disa vite më parë shihej si talent i të ardhmes, ka pranuar sot para policisë se ka varë të ëmën e tij 45-vjeçare dhe motrën 11-vjeçare.

1499849602100.jpg--

Të dy trupat janë gjetur mbrëmë në banesën e tyre në qytetin e Parmës nga policia e cila e ka përshkruar skenën brenda shtëpisë si atë të një filmi horror, pasi kishte gjak ngado. Sipas hetuesve, ata janë vrarë pas shumë goditjeve me thikë, apo me një mjet të mprehtë të ngjashëm, aq sa gjaku ishte shpërndarë në të gjithë apartamentin. Policia ndaloi futbollistin 21-vjeçar, i cili pranoi se kishte qenë ai autori i masakrës, për arsye që ende nuk janë bërë publike.

solomon-nyantakyi-ex-calciatore-del-parma-accusato-di-duplice-omicidio-maxw-654

Niantaki kishte qenë një talent premtues dhe në vitin 2015, u bë pjesë e skuadrës së parë të Parmës, pikërisht në periudhën kur në radhët e saj luante edhe mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Andi Lila. Ashtu si Lila, edhe ai u largua nga Parma pas falimentimit të klubit, por pa pasur shumë sukses në vitet në vijim, duke shëtitur nga një skuadër në tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"