Arrestimi i Grimës bën bujë edhe në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 11:07

Arrestimi i Grimës bën bujë edhe në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

Arrestimi i trajnerit të Kombëtares së femrave, Armir Grima ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare duke fituar vëmendjen e prestigjiozeve spanjolle “AS” dhe “Mundo Deportivo” si dhe shumë mediave të tjera të huaja që kanë prekur këtë çështje.

armir-grima-konference-para-polonise

Gjykata e Krimeve të Rënda dha ditën e djeshme masën arrest me burg për trajnerin Grima dhe portierin Rexhepi, ndërkohë që FSHF e pezulloi përkohësisht shkodranin nga posti i trajnerit të Kombëtares së femrave.

Për sa i përket mediave të huaja ato i bëjnë jehonë lajmit ku thuhet se trajneri i Shqipërisë ishte pjesë e një grupi kriminal që akuzohej ndër të tjera për vrasje, armëmbajtje pa leje, prodhim e tregtim lëndësh narkotike, e manipulime ndeshjesh futbolli. Gjithashtu shpjegohet se së bashku me Grimën është arrestuar dhe portieri i Tërbunit, Fabjon Rexhepi. “Panorama Sport” iu sjell disa nga faksimilet e mediave të huaja për çështjen “Grima”.

grimaddd Grima el mundo deportivo Grima d5ad5as sa5daw5d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"