Arrestimi i Armir Grimës, reagon Rudi Vata: Dihet pazari, e ka bërë edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 15:37

Arrestimi i Armir Grimës, reagon Rudi Vata: Dihet pazari, e ka bërë edhe…

Arrestimi i trajnerit të Kombëtares së Femrave, Armir Grima, ka bërë bujë ditën e sotme. Bashkë me të është arrestuar edhe portieri shkodran i Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi. Ai që ka denoncuar prej vitesh Grimën ka qenë pikërisht Rudi Vata. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, ish-trajneri i Vllaznisë tregon se si Grima ka ndikuar në dëm të tij dhe klubit Shkodran.

Rudi Vata Vllaznia

“Dihet pazari i kësaj që ka ndodhur. Grima, bashkë me Kujtim Shabën (ish-drejtues te Vllaznia) janë organizuar për dëmtuar punën time, duke ndikuar në humbjen e Vllaznisë ndaj Pogradecit në vitin 2012, kur unë kam qenë trajner. Grima ka qenë protagonist edhe në ndeshje të tjera, në bahkëpunim me FSHF dhe bashkinë Shkodër. Faktet janë pa fund, por shteti ynë dhe FSHF nuk i trajton me seriozitet çështje të tilla kaq delikate”, – ka thënë Vata për gazetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"