“Arrest shtëpie” për presidentin e Turbinës, flet Gjoka: E kam në zemër këtë klub, besoj se të gjithë bashkë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2019 | 17:24

“Arrest shtëpie” për presidentin e Turbinës, flet Gjoka: E kam në zemër këtë klub, besoj se të gjithë bashkë…

Gjykata vendosi dje për masën “arrest shtëpie” për presidentin e Turbinës, Gentjan Gjoka, i cili u ndalua nga Policia e Tiranës pak ditë më parë me akuzën e armëmbajtjes pa leje.presidenti

Në një bisedë telefonike me gazetën “Panorama Sport”, presidenti i cërrikasve është shprehur: “Më vjen keq që nuk morëm rezultat pozitiv në Fier ndaj Apolonisë. Do të vazhdoj të kontribuoj për Turbinën dhe pasi të lirohem nga arresti i shtëpisë, do të jem pranë saj.

Do të financoj pa u kursyer aspak për të arritur objektivin e mbijetesës në Kategorinë e Parë. Do të formojmë një ekip më të fortë në 2020-ën, duke bërë merkato sa më cilësore. Për sa i përket trajnerit Gentian Stojku, ju them se ai do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.Turbina

Kam besim te ky trajner dhe të gjithë bashkë do ta shpëtojmë Turbinën nga rënia. Turbinën e kam në zemër, pasi kam shumë vite që investoj për këtë klub”.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"