“Arratiset” braziliani, Tomori e kërcënon: Do gjobitet me 100 milionë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 10:15

“Arratiset” braziliani, Tomori e kërcënon: Do gjobitet me 100 milionë lekë

Dy barazime radhazi ndaj Besës dhe Orikumit u kanë kushtuar rëndë futbollistëve të Tomorit. Fillimisht ishte thënë se do u mbahej një rrogë në formë gjobe për rezultate negative, por më vonë klubi vendosi që të tregohej më “zemërgjerë”, duke e reduktuar atë.

rwrwe

Zyrtarisht, lojtarëve u janë mbajtur 30 për qind të një page mujore. Ky penalitet nuk është pritur mirë prej të gjithëve dhe sipas burime të “Panorama Sport” i pakënaqur ka mbetur braziliani Jean Rodrigo. Mbrojtësi u bë ditë që nuk është shfaqur në stërvitje.

. Edhe pse fillimisht kishte marrë leje për shkak të një problemi familjar, duke parë edhe vonesën, drejtuesit janë shqetësuar për një “arratisje” të mundshme të tij. Duhet thënë që 25-vjeçari aktualisht gjendet në Shqipëri, më konkretisht në kryeqytet, por ende nuk është rikthyer në Berat. Këtë javë futbollisti nuk do të jetë nën urdhrat e Bledar Devollit, pasi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve, megjithatë te Tomori presin që ai të kthehet në stërvitje për të respektuar kontratën.

devolli tomori

KËRCËNIMI I KLUBIT – Në një deklaratë të dhënë enkas për gazetën, zyra për shtyp e Tomorit zbulon gjithçka rreth këtij rasti dhe tregon masat që pritet të merren në rast se futbollisti nuk rikthehet brenda ditës së sotme në qytet dhe nuk vihet në urdhrat e stafit teknik. Ata paralajmërojnë brazilianin Jean Rodrigo se një pikë që ka nën kontratë parashikon që ai mund të gjobitet me 100 milionë lekë të vjetër.

“Çështja në lidhje me futbollistin Rodrigo është diçka që nuk do të kalojë pa asgjë. Mbrojtësi është larguar nga skuadra me kokën e tij dhe ne do ta presim edhe nesër (sot). Ky është afati i fundit që futbollisti duhet të paraqitet në skuadër, pasi në të kundërt do të përballet me masa ndëshkimore.

Në kontratë ka një pikë që e dënon futbollistin me 100 milionë lekë (gjobë) në rast se largohet nga klubi vetëm me vendimin e tij. Ne kemi biseduar me menaxherin e lojtarit dhe e kemi vendosur në dijeni në lidhje me këtë masë ndëshkimore. Gjithçka ngelet në dorë të futbollistit dhe ne nuk mund të anashkalojmë asnjë pikë të kontratës”, tha klubi.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"