Aron Ramsej futet në histori, shikoni për sa milimetra “i vodhi” golin Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 18:44

Aron Ramsej futet në histori, shikoni për sa milimetra “i vodhi” golin Ronaldos

Edhe sikur Aron Ramsej të mos e kishte shtyrë atë top mbi vijën fatale, pas goditjes së dënimit të Kristiano Ronaldos, sfera do të kishte përfunduar gjithsesi në rrjetë, por fakti që topi nuk kishte kaluar plotësisht për vetëm 9 milimetra, goli ishte i uellsianit.

ramsej gol juvja

Kaq iu desh që mesfushori britanik të futej në historinë e Juves, duke qenë se ai i pari në Moskë ishte goli numër 300 në formatin e ri të Champions-it, ndërsa ai i Kostës i 301-ti. Dhe nga dje, “Zonja e Vjetër” bëhet skuadra e parë italiane që kalon këtë shifër në turneun më të rëndësishme për klube.

Juventus-Aaron-Ramsey-Lokomotiv-Moscow-1200982

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"