Aromë lamtumire, Xhixhi Bufon merr ofertë nga federata

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 20, 2018 | 16:07

Aromë lamtumire, Xhixhi Bufon merr ofertë nga federata

Presidenti i Komitetit Olimpik Italian “CONI”, Xhovani Malago, i cili është i fokusuar totalisht te zgjedhjet në Federatën Italiane të Futbollit, i ka bërë një ftesë zyrtare portierit të Juventusit, Xhixhi Bufon, që të jetë pjesë e këtij institucioni, pas largimit nga fusha.

Bufon

“Të kesh një Bufon në postet drejtuese të futbollit italian, do të ishte nder dhe një zgjidhje logjike, jo vetëm për karrierën e tij, por edhe për karakterin dhe personin që përfaqëson. Xhixhi është një person të cilit do t’i jepja çdo post drejtues të mundshëm. Mjafton të më bëjë një telefonatë dhe gjithçka ai do të kërkojë, është e tija”.






www.minuta90.com