“Armenia na hapi portën që shkuam në Europian”, Starova: Trajnerët shqiptarë do bënin më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 23:00

“Armenia na hapi portën që shkuam në Europian”, Starova: Trajnerët shqiptarë do bënin më mirë

Trajneri i njohur, Sulejman Starova, analizoi ecurinë e Kombëtares shqiptare në eliminatoret e kampionatit Europian. I ftuar në studion e emisionit “Pressing” në “ABC News”, Bobi e quajti gjysmake aventurën e kuqezinjve, teksa nxori në pah gjërat që sipas tij duhet të ishin bërë më mirë.

Starova

“Nuk jap dot një përgjigje të prerë, sepse ka shumë anë pozitive dhe negative. 10 ndeshje, katër fitore, një barazim, 5 humbje. 13 pikë, por ishte mundësia për 16 pikë që janë shumë, pasi me 14 pikë kanë shkuar në Europian skuadrat, si Finlanda, etj. Nga ana tjetër, kemi lënë pas Andorrën dhe Moldavinë. Duhet ta kuptojmë se në çfarë pozicioni jemi si kombëtare dhe të sqarojmë se çfarë ekipi jemi ne, ekip i madh apo i vogël. Duhen analizuar këto gjëra.

E dimë se si shkoi Shqipëria në Europianin! Të hapi rrugën Armenia pra, se nuk jemi në komunizëm. Të flasim gjërat siç anë. Sipas mendimit tim, pas periudhës De Biasi, ne u nxituam me vendosjen e Panuçit. Panuçi s’ka qenë kurrë i madh, por ka bredh kudo dhe ka bërë emër. Kombëtarja e Shqipërisë ka peshë sot dhe nuk është si para 20 viteve.

Gabuam me Panuçin dhe nuk i kishim të qarta objektivat. Nuk kemi luksin e Gjermanisë, Anglisë. Italia pas dështimit vuri Mancinin dhe ishte e qartë: Vetëm lojtarë të rinj! Ne i duam të gjitha, rinovimin, trajnerin etj. Ne duhet të merrnim Rejën direkt, për të bërë rinovimin e skuadrës.

Praktikisht, ne kemi bërë një gjë gjysmake. Edhe donim rezultat, edhe rinovim, në një kohë që kemi ende disa lojtarë që nuk janë rinovuar. Futbolli do kohën e vet. Në rast se ne do të vendosnim Rejën në krye që në fillim e t’i thonim këtë edicion duhet rinovuar skuadra, ky është i vetmi objektiv. Po të ishte vendosur Reja që në fillim, duhet t’i kishim vendosur objektivin që në fillim e jo të jemi gjysmakë. Jemi në një fazë kur duhet bërë skuadra nga e para. Nuk ka dyshim që trajnerët shqiptarë do e bënin shumë më mirë punë në këto 6 ndeshje se do kohë të njohësh ekipin.”, u shpreh Starova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"