Armando Sadiku shkëlqen me Bolivarin, sulmuesi i Shqipërisë tund përsëri rrjetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 20:21

Armando Sadiku shkëlqen me Bolivarin, sulmuesi i Shqipërisë tund përsëri rrjetën

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku po kalon një formë të shkëlqyer me skuadrën nga Bolivia, Bolivar, ku kaloi në merkaton e janarit.

sadiku

Bolivari u përball ditën e djeshme me skuadrën braziliane të Amerika MG, ndeshje e cila u mbyll në barazim. Golin e vetëm për Bolivarin e shënoi Sadiku në minutën e 51’, për të barazuar shifrat, teksa brazilianët kishin kaluar në avantazh me Xhonvane në minutën e 27-të.

Shqiptari vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer me skuadrën e re, ku deri tani në miqësoret e zhvilluara ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"