Armand Duka kundër Tiranës, s’ka gjyqtarë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2016 | 8:28

Armand Duka kundër Tiranës, s’ka gjyqtarë të huaj

Një tjetër detaj zbardhet nga mbledhja e presidentit të FSHF-së dhe gjyqtarëve. Armand Duka u kërkoi arbitrave që të mos sillen si tregtarë, ndërsa i ndaloi që të bëheshin gazi i botës në rrjetet sociale me foto.lika Por, përtej ashpërsisë që shfaqi në këtë 180-minutësh “gjyq”, kreu i federatës u ka dhënë garanci “bluzave të zeza” se garën do ta mbyllin po ata dhe nuk do të ketë të huaj. Në këtë formë Duka hedh poshtë pretendimet e klubit të Tiranës, i cili kërkonte gjyqtarë të huaj për ndeshjet e ardhshme me Skënderbeun.

“Të jeni të qartë! Ti Tahir (i referohej Kastratit), nëse ke gati një listë me 18 gjyqtarë të tjerë, ma sill dhe i zëvendësoj që nesër këta që janë. Realisht, jam kaq i zhgënjyer në situata të caktuara saqë nuk mundet ta toleroj këtë”, mësohet të ketë thënë fillimisht kreu i FSHF-së. Më pas, në këtë fjalim, ai mësohet se ka thënë: “Nuk do të ketë arbitra të huaj, do jenë sërish gjyqtarët vendës ata që do ta mbyllin garën”.

Deklarata e Mukës – Kujtojmë që gjatë komunikatës për mediat drejtori sportiv i Tiranës, Devi Muka, reklamoi gabimet për gjykimin. Ai kërkoi përjashtimin përjetë të Andi Koçit dhe shpalli “non grata” Enea Jorgjin. Por, veç të tjerave, konkretisht ai tha:

“KF Tirana do të kërkojë zyrtarisht pranë Federatës Shqiptare të Futbollit përjashtimin e gjyqtarit Andi Koçi përgjithmonë nga futbolli, do të kërkojë që gjyqtari Enea Jorgji të mos gjykojë më në ndeshjet e Tiranës, si dhe do të kërkojë që në takimet e radhës me Skënderbeun të gjykohet nga gjyqtarë të huaj”.

Shkresa e depozituar – Sakaq, në shkresën që iu depozitua federatës, ndër të tjera kishte edhe një identit të Skënderbeut. “Si për çudi, në shkelje flagrante të rregullores së FSHF-së, arbitri Koçi arbitron dy ndeshje radhazi të ekipit tonë.

Siç duket, ky gjyqtar, bashkë me Enea Jorgjin, janë të preferuarit e presidentit të Skënderbeut, pasi janë ata që arbitrojnë vazhdimisht këtë ekip”, thuhej ndër të tjera në kërkesën e klubit bardheblu, që prej dy ditësh është dorëzuar edhe në instancat më të larta të futbollit në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"