Arlind Ajeti: Të fitojmë në Kupë, për t’u hakmarrë me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 17:20

Arlind Ajeti: Të fitojmë në Kupë, për t’u hakmarrë me Juventusin

Arlind Ajeti duket i lumtur nga aventura e tij me Krotonen. Disfata me Juventusin në kampionat i ka lënë një shije jo shumë të mirë, por për qendërmbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, sfida e nesërme, në kupë ndaj Xhenoas, është mundësia e artë për të pasur më pas një tentativë për t’u hakmarrë ndaj bardhezinjve.

Ajeti

“E dinim që me Juven do të ishte e vështirë, por tani duhet të përqendrohemi te Kupa e Italisë dhe sfida e së enjtes kundër Xhenoas. Ne jemi një skuadër e përgatitur për të dhënë 100 për qind, kemi objektiva të rëndësishëm për të arritur, siç është mbijetesa, por edhe në kupë mund të bëjnë më shumë.

Pastaj, duke parë se arritëm t’i rezistonim Juves për 60 minuta në kampionat, në kupë, duke mundur Xhenoan, mund të kemi shansin që të presim në turin e radhës Juventusin dhe të tentojmë revanshin kundër tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"