Arkivohet humbja, te Elbasani kanë hall vetëm… të verdhët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2020 | 16:00

Arkivohet humbja, te Elbasani kanë hall vetëm… të verdhët

Elbasani zhgënjeu në start, duke u mundur 0-3 nga Egnatia. Edhe pse përballë kishin një kundërshtar që synon Superioren dhe ka bërë shumë afrime, pritej që të paktën të koleksiononin një pikë, e cila mund t’i vlente edhe për moral.

Elbasani Shkumbini

Megjithatë, verdheblutë nuk kanë ndërmend ta bëjnë dramë këtë humbje, për më tepër që u mundën nga ekipi më i fortë në letër sa i përket këtij grupi dhe deri diku ishte e pritshme. Më shumë se humbja, elbasanasit i shqetëson tjetër gjë nga ajo që prodhoi kjo ndeshje.

Përpos pikëve që nuk i morën dot, Elbasani doli “i zverdhur” nga ky duel. U morën 8 kartonë të verdhë dhe një i kuq pas dy të verdhëve (sulmuesi Hasanaj). Këta kartonë të shumtë do t’i detyrojnë verdheblutë të jenë më të kujdesshëm në vazhdim, çka mund të ndikojë edhe në lojën e tyre. Gjithsesi, për shkak se në fundjavë luhet sërish, në Elbasan nuk kanë më kohë për ankesa apo për të pasur kokën prapa, por shpresojnë që t’i sigurojnë pikët e para në Berat.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"