Arifaj: Nuk do ishte çudi po të merrnim një pikë morali ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2017 | 18:13

Arifaj: Nuk do ishte çudi po të merrnim një pikë morali ndaj Partizanit

Korabi e pret i qetë ndeshjen e radhës kundër Partizanit, pasi për këtë takim stafi do të ketë në dispozicion edhe tre lojtarë që ishin të pezulluar ndaj Kukësit.korabi partizani

Kapiteni Sokol Mziu, Alfred Zefi dhe Elvis Prençi janë lojtarët që do të rikthehen, ndërsa shkodrani Jubani mbetet i pezulluar edhe ndaj të kuqve. Përpos të pezulluarve kthehet edhe Ardit Peposhi, që prej 5 javësh ka qenë i dëmtuar.Partizani mund Korabin

Ish-mesfushori i të kuqve që luan te Korabi, Besmir Arifaj, në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” pohoi se nuk përjashtohen surprizat nga Korabi në këtë takim.

“Edhe pse ekipi do të jetë më i plotë, përballja me Partizanin mbetet gjithnjë e vështirë. Korabi nuk ka detyrim fitoren apo marrjen e pikës, pasi dihet fati ynë. Qëllimi i skuadrës sonë në këtë takim është që të tregojë vlera dhe të mundohet të bëjë surpriza, ashtu siç mund të ndodhte edhe ndaj Kukësit.arifaj

Nuk do të dukej çudi po të merrnim një pikë morali. Ne do të mundohem dhe në këtë takim të bëjmë më të mirën e mundshme për të treguar se nuk jemi ekipi më i dobët i Superiores. Do të rivalizojmë si të barabartë dhe Partizanin”, u shpreh Arifaj.

Abdulla Dushku 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"