Argjentina nuk di të fitojë, kualifikimi “në fije të perit” (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 9:47

Argjentina nuk di të fitojë, kualifikimi “në fije të perit” (Video)

Argjentina vazhdon të zhgënjejë në eliminatoret e Kupës së Botës. Skuadra e Jorge Sampaolit nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Perusë, duke e komplikuar së tepërmi kualifikimin.

Argjentina, Mesi

Bardheklatërit patën shumë raste shënimi por nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë, kjo dhe për mërit të portierit kundërshtar.

 

Aktlualisht Argjentina ndodhet në vendin e 6 në renditja, teksa ndeshjen e fundit do ta luajnë me Ekuadorin në transfertë.  Fitorja ndaj Ekuadorit është rezultati i vetëm që do t’i mbyllte përfundimisht hesapet e kualifikimit.

Në sfidat e tjera, Brazili i kualifikuar u ndal në barazim 0-0 ndaj Bolivisë, në mungesë të oksigjenit në lartësinë 3640 metra. Me të njëjtin rezultat përfundoi sfida mes Venezuelës dhe Uruguait.

Ndërkohë Kolumbia e yjeve si Hames Rodriguez, Falkao, Kuadrado, u mund në shtëpi nga Paraguai me rezultatin 1-2. Një ndeshje e çmendur, pasi vendasit ishin duke fituar deri në minutën e 89-t. Me pas paraguaianët përmbysën gjithçka.

 

Ndryshe nga Kolumbia, Kili i Picit nuk ka falur në shtëpi ndaj Ekuadorit duke fituar me rezultatin 2-1, falë golave të Edu Vargas dhe Aleksi Sançez. Golin për ekuadorianët e shënoi Ibarra.

Java e fundit e kualifikueseve të Amerikës Latine rezervon këto përballje:

Brazil-Kili

Ekuador-Argjentinë

Paraguaj-Venezuelë

Peru-Kolumbi

Uruguaj-Bolivi

Renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"