Argjentina merr formë, dilema e vetme për Sampaolin para Islandës është… mesfusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 21:51

Argjentina merr formë, dilema e vetme për Sampaolin para Islandës është… mesfusha

Pak e nga pak Argjentina e Sampaolit po merr formë për ndeshjen e parë kundër Islandës ditën e shtunë. Trajneri po provon taktikat e fundit në stërvitje dhe eksperimentet që ka bërë deri tani janë të shumta. Ka luajtur me Salvion numër 4, Agueron 9 dhe Biljan pranë Masçeranos. Por mes Lukasit dhe Lo Selsos ka bërë shpesh rrotacion në pozicionin përpara mbrojtjes. Sampaoli kërkon të shohë se si lidhet skuadra kur luan me një formacion sulmues dhe në krah luajnë Salvio dhe Taljafiko.

argjentina

Fillimisht ai provoi Biljan për më shumë ekuilibër në mesfushën defensive. Më pas përdori Lo Selson, duke menduar se është një lojtar më vertikal dhe lidhet më shumë me Mesin. Kush e fitoi balotazhin? Tendenca është të luajë mesfushori i PSG-së kur rivali të ketë më pak forcë sulmuese. Por në ndeshjet e rëndësishme pritet të luajë Bilja-Masçerano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"