“Argjentina kishte mangësi”, Ledio Pano: Lojtarët të nivelit mesatar, nuk bënin dot 2-3 pasa të sakta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 22:55

“Argjentina kishte mangësi”, Ledio Pano: Lojtarët të nivelit mesatar, nuk bënin dot 2-3 pasa të sakta

Ish-futbollisti i njohur, Ledio Pano, i ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba në “News 24”, ku ndër të tjera foli për triumfin e Argjentinës ndaj Meksikës me rezultatin 2-0 duke u shprehur:

bandicam 2022-11-26 22-52-58-006

“Përgjegjësia ishte maksimale. Me barazim gjërat komplikoheshin. Gjithë përgjegjësia dhe bara ra mbi Mesin, ashtu si dikur prisnin Maradonën të bënin gjithçka, por Maradona kishte edhe yje të tjerë në kombëtare. Kurse tani të gjithë lojtarët e tjerë janë në nivel mesatar. Argjentina ndonjëherë e ka të vështirë të shkojë te porta pa Mesin. Ndryshoi mënyra e lojës së Di Marias në pjesën e dytë. I dha një hov të madh sulmit në krahun e djathtë. Argjentina kishte shumë mangësi, ishin lojtarë që vështirë të bënin 2-3 pasa të sakta.

Lautaro është i rrezikshëm brenda zonës, jo jashtë saj. Pika e fortë e Argjentinës është që kishte Mesin dhe në çdo moment mund të presësh diçka nga ai. Meksika nuk tregoi asgjë, përveç ekipit mbrojtës. Nuk tentoi të reagonte. ”,  u shpreh Ledio Pano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"