“Argjentina e meritoi Kupën e Botës”, Klop: Mesi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2022 | 16:18

“Argjentina e meritoi Kupën e Botës”, Klop: Mesi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time…

Lionel Mesi u shpall lojtari më i mirë i Botërorit dhe Argjentina u shpall kampione e botës. Ka pasur reagime të shumta nga personazhe pas finales së madhe dhe një ndër ta është trajneri i Liverpulit Jurgen Klop. Ai u shpreh se Leo Mesi është lojtari më i mirë që ai ka dhe se kombëtarja abiçeleste e meritoi fitoren.

Liverpool-boss-Jurgen-Klopp-3

“Ai është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Mënyra se si ai luan futboll në moshën e tij… Performanca e tij mund të na japë një ide se sa kohë mund të luajnë futbollistët në nivelin më të lartë dhe gjithashtu do të na ndihmonte të dimë se nuk duhet të mbyllim sytë në faza të ndryshme që në fillim. Ishte kënaqësi që e pashë në Kupën e Botës. Argjentina e meritonte dhe kur e shihje skuadrën dhe vendin duke festuar, atëherë ndoshta shkoi në vendin e duhur, në momente të vështira. Unë jam shumë i lumtur për ta, ata kanë pritur një kohë të gjatë, u shpreh Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"