“Arena Kombëtare”/ Partizani në hall, mund të mbetet pa stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2016 | 9:38

“Arena Kombëtare”/ Partizani në hall, mund të mbetet pa stadium

Ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar është futur në fazën finale, pasi pas dakordësisë për mënyrën e financimit tashmë pritet leja e shembjeve dhe ajo e ndërtimit nga qeveria.batha hoxha Megjithatë, kanë mbetur edhe gjashtë javë nga kampionati aktual dhe vendimi i FSHF-së për të mos lejuar më zhvillimin e asnjë ndeshjeje bën që skuadra rivale e Skënderbeut për titull të jetë në hall.

Kjo pasi, jo vetëm që i mungojnë ambientet e saj për të kryer stërvitjet, por edhe një stadium në pronësi të klubit të kuq. Në këtë mënyrë, në rast të mos lejimit për të zhvilluar ndeshjet në “Qemal Stafa”, Partizani do të detyrohet që të luajë ndeshjet ku edhe do të përcaktojnë garën për titull, në arrati.

Të kuqve u duhet ose të transferohen nga kryeqyteti, në “Elbasan Arena” apo në Durrës dhe stadiume alternative, ose në rast se duan që të qëndrojnë në kryeqytet, do të mund të zhvillonin tri ndeshjet e mbetura si pritës në shtëpinë e armiqve të përjetshëm, Tiranës.

Një handikap jo i vogël për këtë skuadër e cila po garon për objektivin madhor, që është fitimi i titullit kampion pas 23 vitesh mungesë. Partizani do të luajë si pritës takimet kundër Tërbunit, Bylist dhe të fundit kundër Teutës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"