Ardian Mema nuk humb kohë, Tirana luan ndeshjen e parë… nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 22:26

Ardian Mema nuk humb kohë, Tirana luan ndeshjen e parë… nesër

Ardian Mema ka nisur menjëherë nga përgatitjet, teksa ka marrë postin e trajnerit të Tiranës ditën e sotme. Pasi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, ai ka kërkuar të shohë gjendjen e grupit.

ardian mema

Menjëherë, ditën e nesërme ekipi do të zhvillojë një test miqësor me ekipin U-19, ku trajneri do të shohë më mirë situatën e lojtarëve. Tirana nuk ka aspak kohë për të humbur, pasi as kalendari nuk e favorizon.

Ironia për Ard Memën qëndron se pikërisht ndeshjen e parë në kampionat, do ta luajë kundër mentorit të tij, Ilir Dajës, pra kundër Flamurtarit. Më pas, vijnë dy transferta radhazi, ndaj Kamzës e Teutës, ndërsa më pas sfida ndaj Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"