“Ardhja e Mëllugjës na ka forcuar më shumë”, trajneri i Burrelit: Gabimet janë të ndaluara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2022 | 11:52

“Ardhja e Mëllugjës na ka forcuar më shumë”, trajneri i Burrelit: Gabimet janë të ndaluara

Burreli “forcohet” para Tomorit. Është rikthyer Donald Mëllugja, por edhe Luis Paolo. I pari vjen në huazim nga Kastrioti, ndërsa i dyti ka bërë prapaktheu. Kishte tërhequr letrat, por është penduar dhe ka dalë dje në stërvitje. Alert Alcani do të ketë dy alternativa më shumë për formacionin dhe kjo i jep qetësi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri vlerëson mesfushorin dhe mbrojtësin si përforcime, ndërsa qartazi e thotë që do të udhëtojnë për pikë në Berat.

alcani

“Ardhja e mesfushorit Donald Mëllugja dhe rikthimi i Luis Paolos e kanë përforcuar akoma më shumë grupin. Unë besoj që tashmë kemi arritur të kompletojmë organikën dhe ato boshllëqe që kishim në fund të fazës së parë.

Megjithëse sapo na u bashkuan në stërvitje, unë jam besimplotë që të dy lojtarët do të japin maksimumin në fushë. Ndeshja me Tomorin është e vështirë, pasi e kam thënë që në kategorinë tonë nuk ka ekip të lehtë.

Gjatë kësaj jave ama, kemi zhvilluar seanca të shumta stërvitore dhe jemi fokusuar në përmirësimin e atyre gabimeve që bëmë në ndeshjen ndaj Tërbunit.

Nga ky moment, pres një ekip vigjilent në fushë. Nuk është më koha për blofe. Kjo na imponon që në çdo fushë, brenda apo jashtë, të luajmë për maksimumin. Besoj që do ia dalim dhe Burreli do të shkojë aty ku e meriton”, përfundoi numri një i pankinës matjane.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"