Arbri snobon të shkuarën: Futbollistët e Tiranës janë të shkëlqyer, por mund t’i bllokojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 13:13

Arbri snobon të shkuarën: Futbollistët e Tiranës janë të shkëlqyer, por mund t’i bllokojmë

Tomori është gati për transfertën me Ti ranën. Beratasit premtojnë se do të luftojnë për të mos dalë duarbosh nga ky duel. Duket se shkuara zë ende vend te përballjet kundër bardhebluve, ndërsa historia e titullit të humbur në vitin 2000 nuk është harruar.

arbri

E megjithatë, vetë Gersi Arbri thekson se skuadra nuk do të përqendrohet tek ajo që ka ngjarë 18 vite më parë, por vetëm tek e sotmja. Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i pankinës zbulon planin për të befasuar kryesuesit. “Nuk duhet të shikojmë për asnjë mënyrë se çfarë kanë kaluar dy klubet përgjatë sezonit 1999- 2000.

Për mua si trajner është shumë e rëndësishme ndeshja e nesërme (sotme), ndaj duhet të fokusohemi këtu dhe të bëjmë më të mirën tonë ndaj një Ti rane mjaft të fortë. Personalisht besoj se do të jetë një lojë e fortë, por gjithashtu edhe korrekte, pasi përballen dy prej skuadrave që kanë krijuar tashmë një profil në futbollin tonë.

Formacionet

Natyrisht që nuk do të jetë aspak e lehtë për ne, mirëpo Tirana ka marrë një vlerësim maksimal nga ana jonë dhe çdo gjë ngelet në dorën tonë duke zbatuar me kujdes udhëzimet. Duhet të mos e lejojmë kundërshtarin që t’i afrohet portës, pasi ata kanë elementë të jashtëzakonshëm që mund të na dëmtojnë.

Prej skuadrës sime pres një përqendrim maksimal gjatë gjithë lojës, pasi është shumë e rëndë- sishme të jemi vigjilentë dhe të ekuilibruar për të marrë rezultat pozitiv nga kjo përballje. Lojtarët duhet të luajnë një ndeshje karakteri ndaj kryeqytetasve për të hedhur pas ato rezultate negative që janë marrë së fundmi”, u shpreh Arbri.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"