Arbitron Çakër, “Zonja e Vjetër” ruan kujtime të hidhura nga turku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 10:36

Arbitron Çakër, “Zonja e Vjetër” ruan kujtime të hidhura nga turku

Kundërshtari i sotëm për Juventusit është Reali i Madridit. Spanjollët, në memorien bardhezi, nuk paraqesin një kujtim të lumtur për sa i përket edicionit të kaluar të Champions-it.

gettyimages-476137730

Duke lënë mënjanë finalen e Kardifit, edhe arbitri i sfidës së sotme në orën 20:45 gjithashtu është një tjetër imazh që juventinët nuk e kujtojnë me kënaqësi. Në fakt, ndeshjen në “Allianz Stadium” do ta arbitrojë Xhuner Çakër.

Bilbili turk ishte drejtuesi i finales së Berlinit në vitin 2015, kur Juventusi përballej me Barcelonën. Atë ndeshje “Zonja” e humbi 1-3, teksa torinzët nga takimi i sotëm do të tentojnë të ndryshojnë ecurinë me gjyqtarin turk.

Cuneyt_Cakir_2501536b

Në tetë rastet që ka arbitruar Realin, ai i ka “dhuruar” katër fitore, dy barazime dhe dy humbje ndërsa për bardhezintë në dy precedentë regjistron një humbje dhe një barazim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"