Arbitroi Skënderbeun në një nga ndeshjet e dyshuara dhe Partizanin në takimin historik, ja kush gjykon Shqipërinë ndaj Andorrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 20:14

Arbitroi Skënderbeun në një nga ndeshjet e dyshuara dhe Partizanin në takimin historik, ja kush gjykon Shqipërinë ndaj Andorrës

UEFA ka zyrtarizuar ditën e sotme edhe arbitrat që do të vënë drejtësi në takimin e së enjtes, mes Shqipërisë dhe Andorrës.

kristo tohver

Kristo Tohver do të jetë arbitri kryesor nga Estonia që do vërë drejtësi në Elbasan, ndërkohë Silver Koiv dhe Aron Harsin janë dy asistentët e tij. Roomer Tarajev është arbitri i katërt.

Tohver nuk ka gjykuar ndonjëherë ndeshje të Shqipërisë, apo ekipeve të moshave, por në disa raste ka vënë drejtësi për ekipet shqiptare në Europë.

Ai ka gjykuar në dy takime Skënderbeun. Në vitin 2012-2013, në transfertë ndaj Debrecenit, në takimin e fituar nga hungarezët 3-0, si dhe në fazën e grupeve ndaj Sportingut të Lisbonës, në sezonin 2015-2016, ku korçarët fituan 3-0 në “Elbasan Arena”, një nga ndeshjet e dyshuara si të trukuara në dënimin që ka marrë klubi nga UEFA.

Ky arbitër ka arbitruar edhe Kukësin në eliminatoret për Europa League, në sezonin 2015-2016, përbalë Mladost Podgorica, e humbur me shifrat 0-1. Gjithashtu, ka vënë drejtësi edhe në takimin që Flamurtari ka luajtur në Gjeorgji ndaj Sionit, në raundin e parë kualifikues në vitin 2014, ku fitoi në shifrat 2-3, si dhe në barazimin e Partizanit 1-1 ndaj Ferencvaroshit, në raundin e dytë kualifikues në Champions League në sezonin 2016-2017, ku me penallti ishin tè kuqtè qè u kualifikuan nè raundin tjetèr.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"