“Arbitrimi? E kam thënë edhe herë të tjera, që…”, trajneri i Korabit sheh kreun: E vështirë në Shijak, por ia dalim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 10:32

“Arbitrimi? E kam thënë edhe herë të tjera, që…”, trajneri i Korabit sheh kreun: E vështirë në Shijak, por ia dalim

Korabi do të jetë sot “mysafir” në Shijak, ku do të përballet me vendësit e Erzenit. Dibranët synojnë vetëm fitoren që do t’i afrojë më shumë me kreun. Agim Canaj e quan këtë ndeshje delikate, ndaj kërkon që të merret seriozisht. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri thotë:

AGIM CANAJ

“Kalendari na la pushim një javë. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur kohën e mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen e radhës. Skuadra nuk do të jetë e plotë. Disa prej lojtarëve nuk janë të gatshëm. Megjithatë, ne do shkojmë në Shijak për të dhënë më të mirën tonë. Erzeni është një skuadër që ka bërë mjaft mirë, ndaj edhe e shoh si të vështirë. Lufta është e fortë për të gjitha ekipet, jo vetëm për ne, pasi jemi shumë pranë ndarjes së grupeve.

E kemi vlerësuar shumë kundërshtarin, pasi ka bërë futboll të mirë dhe ka marrë pikë në fazën e dytë. Do ta kemi të vështirë, por shpresojmë shumë që të jemi në një ditë të mirë dhe të japim gjithçka për të arritur maksimumin. Ne matematikisht e kemi siguruar katërshen, por tani shohim më lart”. I pyetur se ç’mendim ka për arbitrimin, vlonjati preferon që t’i qëndrojë deklaratës së disa javëve më parë: “E kam thënë edhe një herë tjetër, që unë nuk merrem me gjykimin. Gabime ka, madje edhe me VAR, por në tërësi mendoj se kanë qenë njerëzore”.

for 1

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"