Arbitri nuk iu dha penallti me Kukësin, reagon Vllanzia: Gjyqtari ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 22:59

Arbitri nuk iu dha penallti me Kukësin, reagon Vllanzia: Gjyqtari ishte…

Klubi i Vllaznisë, ka reaguar nëpërmjet një deklarate, në lidhje me arbitrimin e ndeshjes së sotme, ndaj Kukësit, ku doli e mundur me shifrat 2-0. Shkodranëve iu mohua një penallti, ku mbrojtësi Alla tërhoqi Sukajn brenda zone, por për arbitrin kjo nuk ishte penallti. Vllaznia kërkon që arbitri Hamiti të mos e arbitrojë më.

alla sukaj

REAGIM

KF Vllaznia është i detyruar të reagojë pas arbitrimit të vërejtur sot në ndeshjen Kukësi- Vllaznia, në rezultatin e së cilës mendojmë se ka patur ndikim edhe arbitrimi. Tentativat e arbitrit kryesor që në minutat e para për të ndëshkuar lojtarët tanë me kartona të verdhë, akordimi i faullave afër zonës sonë për të favorizuar kundërshtarin (nga një faull erdhi goli i parë i vendasve) apo dhe rasti më fatal i mosakordimit të një 11-metërshi mëse të pastër, janë fakte të mjaftueshme për pretendimet tona. Pa lene menjane edhe ndeshkimin me 7 kartona per te na demtuar ne dhe favorizuar ne menyre indirekte kundershtaret tane ne gare. Pikërisht, nisur nga këto raste, mendojmë se rezultati i ndeshjes do të ishte ndryshe.

Në këto rrethana, dënojmë ashpër një sjellje të tij në fushë të këtij arbitri.

Kampionati po shkon gradualisht drejt fundit dhe gara sa vjen e bëhet më e vështirë prandaj kurrsesi arbitrat nuk duhet të vendosin fatet e ndeshjeve siç bëri sot Eldorian Hamiti në Kukës.

KF Vllaznia kërkon garë të ndershme dhe korrekte deri në fund të kampionatit dhe besoj se ky është minimumi i asaj që mund të kërkojmë.

Perpos kesaj, KF Vllaznia kerkon nga FSHF qe ky arbiter te mos e arbitroje me ne ndeshjet e ardhshme.

KF Vllaznia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"