“Arbitri kishte ardhur për të bërë kursin te Kukësi”, Duro: E kisha frikë Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 16:18

“Arbitri kishte ardhur për të bërë kursin te Kukësi”, Duro: E kisha frikë Flamurtarin

Kukësi ka arritur të fitoj ndaj Flamurtarit dhe trajneri i verilindorëve, Shpëtim Duro, ka folur për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes. Duro ishte i kënaqur me këtë fitore dhe e ka pranuar se e kishte shumë frikë këtë ndeshje. Gjithashtu ai ka përgëzuar Dakun dhe Xhikën për paraqitjet që kanë bërë. Ndërsa shumë rezerva kishte për arbitrin e ndeshjes.

bandicam 2019-11-03 16-05-00-759

Skuadra me dy fytyra në të dyja pjesët? “E kam pasur shumë frikë këtë ndeshje, pasi janë shumë të vështira, ndaj një kundërshtari që nuk është i lehtë. Në përbërje ka shumë lojtarë të mirë, dhe e dyta e kisha frikë pasi Flamurtari të krijon probleme. Fusha nuk ishte në nivelin maksimal. Pishman do të bëhesha nëse nuk do të vinin ndeshjet”.

Daku? “Dua ta përgëzoj për këtë fitore që i dha skuadrës. Ai është alternativa kryesore e Shkurtajt, por duhet të jemi realist që Shkurtaj është një nga sulmuesit më të mirë në Superligë. Spostova në qendër Kitanovskin nuk u ambientua në pjesën e parë dhe kjo ishte arsyeja që e zëvendësova në pjesën e dytë.  Për Mustën janë shumë 45 minuta por isha i kushtëzuar. U shtua edhe problemi i Abazajt. Spostova Et’hemin dhe Kitanovskin por nuk u ambientua dhe prandaj i bëra zëvendësim në pjesën e dytë. Për Abazajn dhe Gavazajn them se janë stërvitur shumë. Pritet shumë nga ata dhe me rëndësi është të eci skuadra. Vasili e ka justifikuar pozicionin e tij dhe shpresoj të jetë i gatshëm. Limaj mungon dhe shpresoj që Abazaj të mos mungojë. Më duket se ka shembje dhe mund të jetë serioze. Pritet shumë siç pritet shumë nga Tirana apo Partizani që kanë stol të jashtëzakonshëm”.

Rasti i dyshimtë? “Mendoj se ishte penallti. Daku u tërhoq dhe duhet të shihet veprimi. Në ndeshje të tilla këto episode vendosin takimin sepse mund edhe të barazonim dhe humbnim. Arbitri paska ardhur për kurs te Kukësi. Ajo është mundje, arbitri e ka parë shumë mirë. Ishte shumë afër. Kur fitohen ndeshjet këto gjëra janë minimale, por nëse jo ishte problem.

Xhika? “Sot, në dy tre moment ka shpëtuar skuadrën. Unë e njoh shumë mirë atë dhe kisha besim në aftësitë e tij dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij, jo vetëm sot, por në shumë ndeshje”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"