Arbitri Jemini: Ja e vërteta e pezullimit tim nga FSHF-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 23:12

Arbitri Jemini: Ja e vërteta e pezullimit tim nga FSHF-ja

Gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini ka pranuar se ëhstë pezulluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, por ka saktësuar se nuk ka marrë asnjë argumentim për masën që është marrë. Ai thotë se është i çuditur dhe se ky është një rast unik:

Lorenc Jemini

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur me mua. Jam në top formë, por jam i pezulluar. Kam pyetur dhe me kanë thënë: “je i pezulluar. Do të themi ne, por për momentin je i pezulluar. Nuk kam asnjë shkresë nga FSHF-ja dhe as nga FIFA. Jam i çuditur edhe unë nga kjo situatë. Nuk di se çfarë të them më shumë se sa kaq.

A kemi ne një kontratë me FSHF? Arbitrat nuk kanë asnjë lloj kontrate me federatën. Ne punojmë part-time, por gjithë bota ka konrata. Si ne vetëm Mali i Zi punon, askund tjetër. Arbitrat kanë kontratë. Kryhen testimet fizike dhe nis puna. Shikoni, unë jam pezulluar në një ndeshje që nuk ka pasur asnjë lloj historie. Ka qenë Partiznai-Luftëtari 2-0.

lorenc jemini

Por aty nuk ka ndodhur asgjë normale. Unë kam komunikuar me FIFA-n dhe i pyeta se përse nuk shfaqej emri im te gjyqtarët e FIFA-s. Përgjigja ishte me shumë mirësjellje: shikoni se problemin e ke në federatën rtënde. Këtu kuptohet që nuk është pezullim nga jashtë, por është bërë këtu. Unë kaq di. Duka? Nuk e kam takuar fare…”, ka deklaruar Jemini në “Procesin Sportiv”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"