Arbitri futet në fushë pa kartonë, Hidi shahet me tifozët. Ja pikantet e sfidës Flamurtari-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 19:55

Arbitri futet në fushë pa kartonë, Hidi shahet me tifozët. Ja pikantet e sfidës Flamurtari-Bylis

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Bylisit është mbyllur edhe me kontestime dhe ofendime në fund. “Panorama Sport” sjell momentet pikante: 

bandicam 2019-12-14 14-52-10-985

* Administratori Sinan Idrizi rikthehet në Vlorë. Pas disa ditëve mungesë, Idrizi e ndoqi dje ndeshjen nga tribuna, i shoqëruar nga presidenti i Bylisit, Kapllanaj.

* Pjesëmarrje shumë e ulët e tifozëve në stadium. Vetëm 100 persona.

* Forca të policisë jashtë stadiumit. Brenda mungonte policia private.

* Në minutën e 12-të, gjyqtari i katërt i jep kartonët kryesorit, pasi nuk i kishte në xhep.

* Ditmar Bicaj, që mungonte për shkak kartonësh në këtë ndeshje, e ndoqi nga tribuna i shoqëruar nga Gerhard Progni. Nën shoqërinë e tyre ishte edhe trajneri vlonjat i Gjilanit, Gentjan Mezani. Ish-futbollisti i Flamurtarit është përqafuar dje me të gjithë, që nga drejtuesit e deri te punëtorët e stadiumit dhe tifozët.

* Dritan Sadedini nuk i ndahet Flamurtarit. E ka ndjekur i vetëm, ashtu sikundër edhe drejtori Edmond Liçaj. Më tej ishin anëtarët e bordit.

* Tabela elektronike që tregon minutat dhe rezultatin, dje s’punonte.

* Për shkak të reshjeve të shiut, fusha ishte jo në gjendjen më të mirë, ndërsa kishte edhe baltë. Ballshiotët nxinë fanellat e bardha.

* Sapo shënohet goli i dytë i Bylisit, tifozët ballshiotë në tribunën qendrore shpërthejnë në festë. Për shkak të numrit të pakët të tifozëve, brohoritjet e tyre shqetësuan vlonjatët.

bandicam 2019-12-14 13-02-22-701

* Momente tensioni në minutën e 75-të. Haruni i merr nga dora topin Beji Amos Entonit, pasi ky i fundit pretendonte ta ekzekutonte goditjen e dënimit dhe nuk e lëshonte topin nga dora. Pas një debati, shkon Rrapaj që e gjuan sferën. Tifozët kapen me arbitrin, teksa i thonë. “O mësimore”.

* Menjëherë pas ndeshjes, tifozët e Flamurtarit kapen me portierin Isli Hidi duke e ofenduar. Por as portieri nuk ua përton dhe ua kthen me ofendim. Teksa po shkonte drejt tunelit, ndalohet nga fotografi Rama, ku shikohen të diskutojnë pikërisht për momentin e ofendimit.

* Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ngacmon trajnerin e Bylisit, Dovedan: “Po të fitoje, do shkoje në vend të parë sot (dje)”, ndërsa të dy kanë qeshur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"