“Arbitri duhet ta kishte ndërprerë ndeshjen”, Safet Gjici: Goli i falur? Nuk e duam atë lloj korrigjimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:35

“Arbitri duhet ta kishte ndërprerë ndeshjen”, Safet Gjici: Goli i falur? Nuk e duam atë lloj korrigjimi

Safet Gjicit nuk i ka pëlqyer aq shumë gjesti në fundin e ndeshjes, ku Partizani i dhuroi një gol Kukësit, për shkak të “Fair-Play”-t. Në një prononcim për “RTSH”, presidenti i nderit i klubit verilindor, mendon se arbitri duhet ta kishte ndërprerë ndeshjen në momentin që lojtari Taipi ishte i shtrirë. Për sa i përket lojës, ai mendon se barazimi do të ishte rezultati i drejtë.

Safet Gjici

“Mund të dilte ndeshja edhe barazim. Mendoj se me ato që skuadrat dhanë në fushë ndeshja duhet të dilte barazim, por ne duhet të marrim më shumë veten. Rasti i golave? Arbitri duhet të kishte ndërprerë ndeshjen në atë moment pasi një lojtar i jonë ishte shtrirë. Partizani e korrigjoi më pas gabimin, por ne nuk e donim këtë lloj korrigjimi”, u shpreh Safet Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"