“Arbitri bëri masakër në fushë”, Halili i tërbuar: Nuk duan që Tirana të eci, Hamiti po na shkatërron klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 21:38

“Arbitri bëri masakër në fushë”, Halili i tërbuar: Nuk duan që Tirana të eci, Hamiti po na shkatërron klubin

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shpreh me shumë indinjatë ndaj arbitrit Eldorian Hamiti që ishte kryesor në Kukësi-Tirana.

halili

Në mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, Halili u shpreh se e dinte që në këtë takim do kishte shumë kundër ndaj ekipit të tij.

“Është një humbje që na dhemb. E dija që do ishin të gjithë kundërt. Arbitrimi shumë i dobët. Nuk dua të flas për ta, por ky arbitër është e disata herë që shkatërron klubin e Tiranës, në të gjithë mënyrat. Është turp për futbollin, me ato faulle që jep, të paqena. Ul ritmin e lojës, bën masakër në fushë. Kush të dojë, le ta mbajë, ta gjykojë, por kjo është masakër. Është e qëllimshme. E dija që do kishim kundër në këtë ndeshje, sepse nuk duan që të ecim para si klub. Masakrën e bëri arbitri, uroj ta keni parë. Derbi? Ne do respektojmë kampionatin. Do i marrim me radhë, shpresojmë të ecim para” – deklaroi Halili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"