Arbitrat shqiptarë në turin e tretë të Europa League, gjykojnë ekipin e madh spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 18:32

Arbitrat shqiptarë në turin e tretë të Europa League, gjykojnë ekipin e madh spanjoll

Tre arbitra shqiptarë do të arbitrojnë për herë të parë në fazën e tretë kualifikuese (me formatin aktual) të Ligës së Europës. “Xhaketat e zeza” janë graduar nga UEFA, duke marrë besim për një takim ku në fushë do të jetë një skuadër me emër dhe traditë në futbollin europian si Sevija. Kryesori Enea Jorgji i asistuar nga ndërkombëtarët Rejdi Avdo dhe Ridigerd Çokaj do të vendosin drejtësi në ndeshjen e kthimit mes skuadrës spanjolle dhe Zalgiris Vilnius.

rejdi avdo enea jorgji ridigert cokaj

Për gjyqtarët shqiptarë, vlerësimi është i lartë që do të arbitrojnë një sfidë të tillë delikate, duke ditur që edhe takimi i parë ka përfunduar me fitore minimale 1-0. Kjo treshe e gjyqtarëve shqiptarë me stemën e FIFA-s, po ngjitet në hierarki sa u përket tureve kualifikuese të arbitruara, duke regjistruar një hap cilësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"